Rreth orës 01:15 ka mbërritur në Rinas edhe avioni i tretë me qytetarët afganë. Top Channel ka mësuar se me avionin e tretë kanë ardhur 59 pasagjerë. Për të pritur afganët që do të strehohen përkohësisht në vendin tonë, ishin kryeministri Edi Rama, ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.