Marrëveshje për 3.5 trilionë USD/ Biden në Kongres për rishikimin e buxhetit
14/07/2021 21:28

Presidenti amerikan Joe Biden shkon në Kongres të mërkurën për t'u takuar me demokratët e Senatit pasi ligjvënësit njoftuan arritjen e një marrëveshje mbi një plan prej 3.5 trilionë dollarësh për të zgjeruar shpenzimet për kujdesin shëndetësor për të moshuarit, ndryshimet klimatike dhe programet për të ndihmuar familjet, tha udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer. Presidenti Biden ka bërë përpjekje për të rritur taksat për të pasurit dhe korporatat. Republikanët në Kongres janë kundër rritjes së taksave. Gjatë administratës së mëparshme të Presidentit Trump ata miratuan një seri uljesh taksash, përfshirë nivelin e taksave për korporatat. Për t’u miratuar plani i tanishëm, demokratët do të kenë nevojë për mbështetjen e plotë të 50-anëtarëve të tyre në Senat. Udhëheqësit demokratë duan ta miratojnë rezolutën për buxhetin, që do të siguronte kornizën për legjislacionin, përpara se ligjvënësit të largohen për pushimet e verës në muajin gusht. Me republikanët që nuk pritet ta mbështesin planin, demokratët ka të ngjarë të ndjekin një procedurë të veçantë duke ia bashkangjitur planin, ligjit për buxhetin. Kjo do të lejonte që projektligji të miratohej vetëm me një shumicë të thjeshtë dhe të mos i nënshtrohej një procesi bllokues të mundshëm nga republikanët. Një rezolutë për buxhetin do t’i lejonte demokratët ta miratonin ligjin për shpenzimet buxhetore më vonë gjatë vitit, gjithashtu me një shumicë të thjeshtë. Paralel me këto nisma, janë duke vazhduar edhe negociata dypartiake për një paketë tjetër prej 1,2 trilionë dollarësh shpenzime në infrastrukturë për objekte të tilla si rrugët, urat, sistemet e ujit dhe interneti me shpejtësi të lartë.

Top Channel/ Trump: S`ka më bisedime, do të ndalojmë çdo anije që i paguan taksa Iranit!
13/04 11:01
Top News- Viktor Orban ‘bie’ pas 16 vitesh/ Opozita fiton zgjedhjet, goditje për Trump e Putin
13/04 10:08
Top News – Irani i përgjigjet Trump për Hormuzin. ‘Shijoni çmimet, do të pendoheni shumë shpejt!’
13/04 10:00
Top News – Starmer refuzon t’i bashkohet Trump. Britania kundër bllokadës detare të porteve iraniane
13/04 09:35
Top Channel/ Starmer i thotë “JO” Trump, presidenti i SHBA: Je si Neville Chamberlain
12/04 22:40
Top Channel/ Irani kërcënon Trump, zbulohet lëvizja e Putin
12/04 22:38
Top News – Zgjedhjet në Hungari / Mbyllet votimi, sondazhet nxjerrin humbës Orban
12/04 22:28
Top Channel/Prapaskenat e negociataveJo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, Irani kërkoi 27 miliardë dollarë
12/04 15:25
Top News – Bazat britanike në Qipro nuk preken / Nuk janë të negociueshme, statusi ligjor ‘i fortë’
12/04 14:01
Top News – Papa shpërthen: Mjaft me luftëra! Dënimi më i fortë për konfliktin në Iran deri më tani
12/04 13:50
Top News – Armëpushimi i Pashkës lëkundet / Putin lëshon dronët mbi Ukrainë, sulm masiv
12/04 13:49
Top News – Trump: Nuk ma ndjen për marrëveshjen! ‘Nuk ka rëndësi për mua, ne kemi fituar’
12/04 13:39
Top News – ‘Toka, një varkë shpëtimi’ në hapësirë / Astronautët e Artemis II kërkojnë unitet
12/04 13:03
Top News – Orban, betejë ‘për jetë a vdekje’ / Hungaria voton në zgjedhjet e rëndësishme
12/04 12:44
Top News – Irani nuk e di ku i ka vendosur minat…ndaj nuk po e hap Ngushticën e Hormuzit
12/04 12:34
Top News – Tym i zi në Pakistan, asnjë marrëveshje / SHBA e Irani mbeten në luftë, 21 orë bisedime
12/04 12:29
Top Channel/ Zgjedhjet në Hungari/ Sot vendoset nëse do të marrë fund sundimi 16-vjeçar i Orbanit
12/04 11:48
Top Channel/SHBA-Iran, dështojnë negociatat Delegacioni amerikan largohet nga Pakistani pas 21 orësh
12/04 11:37
Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23