Rubrika: Edi Manushi, Glenti Nallbani Këtë javë i ftuar në studio muzikanti Markelian Kapidani. Kompozitori shkodran rrëfen jetën e tij. Historia dhe prejardhja e familjes Gjonmarkaj, fillimet e studimeve në Shkodër dhe pastaj emigrimi drejt Italisë. Pse u kthye në Shqipëri pas viteve 2000, kompozimet angazhimet në festivalin publik. Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.