“Hapja e sistemit shëndetësor do të jetë me faza. Duke filluar nga kjo javë e në vazhdim do të hapen fashat orare të vizitave në qendra shëndetësore dhe poliklinika, në parametra dhe protokolle sigurie për respektimin e distancimit fizik, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe personelit shëndetësor nga përhapja e COVID19”. Nga Polikilinika e Specialiteteve nr. 3 në Tiranë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi se do të nisë plani i hapjes së vizitave në kujdesin parësor dhe të specializuar, por do të vijojë të rekomandohet për të sëmurët kronikë të shmangin sa më shumë të jetë e mundur kontakti me institucionet shëndetësore.