17 punonjës të stacionit të pompimit të ujësjellësit dhe atij elektrik në Poçëm kanë dalë në protestë. Ata kanë stakuar pompat e ujit dhe nënstacionin elektrik dhe kanë ndaluar punën duke lënë pa energji elektrike një pjesë të fshatrave të Mallakastrës dhe gjysmën e territorit të bashkisë.