Makina e së ardhmes, Mercedes prezanton Vision AVTR
08/01/2020 17:53

Mercedes Vision AVTR, duket dhe ndjehet si një lloj ufo-je që sapo është ulur në mesin e panairit të teknologjisë në Las Vegas, CES 2020, ku edhe u prezantua. Makina e re, Mercedes Vision AVTR, është një makinë mahnitëse e të ardhmes që mishëron mënyrën se si Mercedes Benz e mendon të ardhmen dhe avancimin e teknologjisë së automobilëve. Kompania gjermane, i imagjinon makinat e veta si krijesa të gjallë, dhe Vision AVTR, e frymëzuar nga filmi fantastiko-shkencor Avatar, është dëshmia më e mirë. AVTR ka një dizajn dukshëm të frymëzuar nga bota e Pandorës, universi imagjinar ku është vendosur filmi i regjisorit James Cameron me krijesat e tij ngjyrë blu, në përpjekje për të demonstruar një mënyrë të re se si njerëzit, makina dhe natyra mund të ndërveprojnë. “Ne nuk donim të krijonim një makinë. Ne donim të krijonim diçka që i ngjan një organizmi të gjallë”, thanë projektuesit gjermanë. Makina është në gjendje të regjistrojë rrahjet e zemrës së pasagjerit, dhe frymëmarrjen e tij, pasi të vendoset dora në njësinë e kontrollit. Nëse pasagjeri ngre dorën, një menu projektohet në pëllëmbë dhe ai mund të zgjedhë funksione të ndryshme. AVTR është një makinë elektrike, që mund të zhvendoset edhe anash. Ndërsa timoni është i zëvendësuar me një njësi kontrolli. Sidoqoftë, AVTR është vetëm një koncept ndaj mos prisni që ta shikoni fort shpejt në rrugë.

Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46