“Made in China”/ Tesla prodhon makina elektrike në Kinë
30/12/2019 18:58

Tesla ka prezantuar makinën e parë të saj “Made in China” çka përbën edhe një arritje të madhe për prodhuesin e makinave elektrike. E gjithë kjo vjen ndërsa kompania e Elon Musk, synon të sigurojë një pjesë të konsiderueshme të tregut global të automobilëve. Hyrja e Teslës në kinë vjen në një kohë kur lufta tregtare ka detyruar shumë kompani të tjera amerikane të largohen nga vendi. Gjatë një ceremonie në impiantin miliarda dollarësh të kompanisë, në Shangai, 15 nga punonjësit e saj morën makinat që kishin blerë. Dalja nga prodhimi i këtyre makinave vjen pas pak më shumë se një viti që kur fabrika nisi punën. Tesla me bazë në Kaliforni tha se donte të fillonte prodhimin e makinave para se viti i ri hënor të nisë, më 25 janar dhe tani planifikon të rrisë intensitetin e punës nga fillimi i vitit. Modeli 3 i bërë në kinë, ka një çmim prej 50 mijë dollarësh, dhe do të konkurrojë me prodhuesit lokalë të makinave elektrike si edhe me marka globale si BMW dhe Mercedes Benz. Gjigandë amerikanë të teknologjisë, si Apple, Google, HP dhe Dell kanë filluar zhvednosjen e prodhimit nga kina në vende të tjera aziatike. Kjo pasi tarifat amerikane mbi mallrat e prodhuara në Kinë i bëjnë ato më të shtrenjta kur importohen në Amerikë. Po ashtu edhe presioni nga presidenti amerikan Donald Trump, mbi kompanitë amerikane për ta kthyer prodhimin në SHBA, ka qenë i madh. Sidoqoftë, Tesla nuk planifikon të eksportojë makinat që prodhon në Kinë, në SHBA, ku ato do të prekeshin nga tarifat. Ajo synon që këto makina të shiten në kinë.

Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30