“Luli dezertoi, braktisi Kuvendin”, Erion Veliaj takon ish-ushtarakët në Tiranë
05/02/2021 15:36

Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte sot në Njësinë 1, ku u takua me veteranë dhe ish-ushtarakë, me të cilët ndau lajmin e mirë se u zgjidh edhe ngërçi i fundit që kishte të bënte me pensionet e tyre. Duke folur me gjuhën e ushtarakëve, Veliaj theksoi se Shqipërisë nuk i duhen dezertues, por njerëz që i bëjnë ballë çdo lufte, siç ishte tërmeti dhe pandemia. “Në ushtri, kur ikën nga lufta quhesh dezertor. Reparti i deputeteve është Parlamenti, reparti i kryetarëve të bashkisë është bashkia, reparti i këshilltarëve bashkiakë është Këshilli Bashkiak. Luli kishte 42 oficerë në repartin e parë, dezertuan. Kishte 25 kryetarë bashkie, dezertuan. Kishte 1200 këshilltarë bashkiakë, dezertuan. Më thoni një njeri që dezerton tre herë dhe tani kërkon të drejtojë prapë një kompani?”, vijoi Veliaj. Ndërsa, LSI-ja, tha ai, po sjell si kandidatë për deputetë njerëz të larguar nga Reforma në Drejtësi. Veliaj ironizoi Presidentin Meta, kur tha se nuk ka mbetur njeri pa u bërë “Nder i Kombit”. “Reforma në Drejtësi largoi një tufë me gjyqtarë e prokurorë, të cilët tani LSI po na i sjell si kandidatë për deputetë. Se nëse Luli është gjumash, këta të LSI-së janë komplet të falimentuar moralisht. Nuk kanë lënë njeri pa bërë Nder i Kombit. Takova disa aktorë që më thanë se u vjen turp të quhen “Nder i Kombit”, kur shohin se kush po i merr këto tituj. Me sa duket, titulli Nder i Kombit ka pësuar një inflacion të jashtëzakonshëm, është bërë si majdanozi, 5 lekë tufa”, përfundoi Veliaj.

Top Channel/ Protesta para kryeministrisë/ E thirrur nga PD, bëhen pjesë pedagogët dhe artistët
24/10 12:39
Top Channel/ Disa protesta. Studentët te ministria e Arsimit, PD dhe pedagogët para kryeministrisë
24/10 12:37
Top Channel/ Dhunohet 4-vjeçari në kopshtin në Korçë, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës
24/10 12:23
Top Channel/ Demo për protestuesit e dhunshëm: Po përdorim teknologjinë për t’i identifikuar
24/10 12:13
Top News – Ftesa e pestë për protestuesit. Edi Rama shtron sërish tryezën e dialogut
24/10 11:47
Top News – Arrestohet edukatorja në Korçë. Dyshohet se dhunoi 4 vjeçarin, u kap nga kamerat
24/10 11:11
Top News – Mbyti babanë me tel. Vajza akuzohet për vrasje, nëna e saj për fshehje krimi
24/10 11:10
Top Channel/ Protesta, demokratët e Shkodrës dhe 4 bashkive të tjera të veriut nisen drejt Tiranës
24/10 11:08
Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13