Pagesat me para në dorë vijojnë të dominojnë ekonominë shqiptare, edhe pse vitet e fundit janë shtuar ndjeshëm alternativat elektronike. Qeveria ka nisur një ‘luftë’ ndaj parasë cash me qëllim për të ulur informalitetin apo reduktuar fenomenin e pastrimit të parave.