Lideri i Iranit, Al Khameni shpall Shqipërinë armik: Një vend i vogël në Europë strehon armiqtë tanë
08/01/2020 18:31

Lideri i Iranit Al Khameni ka folur për Shqipërinë ku e ka quajtur një vend të keq europian që po strehon armiqtë tanë. Al Khameni është shprehur: “Është një vend shumë i vogël por shumë djallzor europian, ku elementë amerikanë bashkëpunojnë me tradhtarë iranianë dhe planifikojnë kundër Republikës Islamike. Dhe plani që kishin u pa qartë, me protestat që u mbajtën në Iran, pasi disa nga ata tradhtarë erdhën në Iran për të protestuar. Agjentë armiq nisën të zbatojnë planin për të sabotuar, vrarë dhe opër të shkatërruar si qeverinë ashtu dhe kushtetutën tonë”. Shqipëria ka pranuar Muxhahedinët iranianë në Shqipëri në vitin 2016 në bazë të një marrëveshje me SHBA-të. Ardhja e Muxhahedinëve në Shqipëri lajmi i DW në vitin 2016: Muxhahedinët iranianë në Shqipëri Bazuar në një marrëveshje me SHBA Shqipëria ka pranuar strehimin e muxhahedinëve iranianë. Sipas mediave mbi 2000 syresh mund të vijnë në Shqipëri. Si dhe pse strehohen muxhahedinët në Shqipëri? A paraqesin ata rrezik? Farzin Bahadur Goudarzi më hap derën e lartë metalike të një godine katër katëshe, të rrethuar me shufra të trasha hekuri dhe pisha dekorative. Eshtë një burrë mbi të 50-at, me syze, dhe pamje intelektuali, që flet një anglishte të mirë. Pasi mbyll me kujdes derën e jashtme të godinës, që ndodhet diku në zonën e Kasharit, gjatë autostradës Tiranë – Durrës, më prin drejt një dhome të vogël, në oborr. Është një dhomë ultra minimaliste: një laptop mbi një tavolinë të vogël plastike, një ngrohëse elektrike dhe fotot bardh e zi të varura në mur të udhëheqësve të muxhahedinëve iranianë në mërgim: bashkëshortët Massuid dhe Maryan Rajavi. Të ulur në karrike janë nja 7- 8 burra, shumica të rinj, që ngrihen në këmbë, më përshëndesin me kokë dhe dalin menjëhere njëri pas tjetrit. Një burrë i moshuar, mbi të 60-at me mjekër dhe syze hyn dhe ofron kafe. “Mikpritja iraniane” thotë anglisht, me një buzëqeshje të përmbajtur. Farzin Bahadur Gourdazi është lideri i komunitetit të muxhahedinëve iranianë, që banon në këtë godinë, i caktuar të komunikojë me mediat. Ai tregon se ka mbërritur në Shqipëri para katër muajsh nga ish-baza ushtarake amerikane, Liberty, në Irak, bashkë me një grup prej 20 muxhahedinësh të tjerë. “Që prej 20 vitesh, jeta ime ka kaluar në kampet Ashraf dhe Liberty në Irak. Në fakt jam një i mbijetuar nga sulmet me raketa të qeverisë iraniane në të dyja kampet. Ndër më të përgjakshmet në kampin Liberty, atë të shkurtit 2013 dhe tetorit 2015, u vranë 76 vetë dhe u plagosën shumë të tjerë. Në kampin Liberty ndodhen tani vëllai dhe motra ime, qindra bashkëluftëtarë të tjerë, që kanë jetën në rrezik”, thotë për DË Farzin Bahadur Goudarzi. Ai pranon që është një nga krerët e Organizatës Popullore të Muxhahedinëve në mërgim, në opozitë me qeverinë e Iranit dhe që emri me të cilin prezantohet është pseudonimi i tij.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24