Në kalanë mesjetare te qytetit te Lezhës, ne pjesën veriperëndimore te saj, një pjese e murit fortifikues i kalasë është shembur nga reshjet e ditëve te fundit. Muret e kalasë po dëmtohen çdo dite dhe me shume. Rënia e gurëve ditët e fundit nxjerr ne pah problematiken e madhe qe këta te fundit paraqesin duke qene se rrezikohen banoret e kësaj zone banesat e te cilëve janë poshtë pjesës se kalasë. Ber te shmangur një tjetër tragjedi nga rënia e gurëve dhe rrënimin e mëtejshme te gurëve te kalasë mesjetare specialisti i trashëgimisë kulturore Dede Margjoni kërkon ndërhyrje te menjëhershme. Sa here ka reshje shiu rreziku behet edhe me i madh qe ky fenomen te përsëritet.