Lesi: Ndaj TCH u krye akt terrorist, televizioni denoncoi ministra dhe zyrtarë të lartë
27/03/2023 22:47

22 vjet më parë, Top Channel, hapi dyert per shqiptaret anembane me ideologjine e nje televizioni te pavarur , te lire , te drejte dhe ne mbrojtje te interesave te vendit. Edicioni i pare i lajmeve 20 dhjetor 2001. Disa njerez të rinj, duke dëgjuar për herë të parë Dritan Hoxhën për te ndertuar një televizion të madh, krijuan idene per te krijuar programe qe do te gozhdonin para ekranit miliona shqiptare nga e mbare bota .Top Channel, u projektua qe ne fillimet e saj si nje televizion qe do te ishte model per tv e tjera, do te ishte konkurues dhe qe do te krijonte ne standart tekonologjik te ri. Ne 22 vite, Top Channel fitoi konkurencen mediatike, ishte aty ku lajmi ndodhte, ne gare me veten me programet e saj influencuese per politiken e vendit , jeten sociale , ekonomine por dhe zhvillimet e medha dhe historike ne rajon.Por ne orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, e Hënë 27 Mars 2023, Top Channel u godit nga një sulm terrorist, i pandodhur kurrë më parë në 32 vite ndërtim të shtetit të së drejtës dhe fjalës së lirë. Pasojë e këtij sulmi, ishte humbja e jetës së punonjësit të sigurisë, Pal Kola, i cili i ka qënë në krye të detyrës, pjesë e stafit të shoqërisë së sigurisë ‘Öktapus’. Në orën 00.40, i ndjeri Pal Kola është gjendur në qendër të breshërisë me 25 plumba në drejtim të godinës së Top Channel. Në brendësi të godinës gjatë kohës kur ndodhi ngjarje, ishin një pjesë e stafit që angazhohet si turni i tretë dhe të cilët kanë përjetuar momente tmerri përballë goditjeve pa pushim të armëve. Nga kqyrja në vendngjarje, Policia tha se autorët zbrazën një karikator arme Ak – 47 gjatë goditjes së Top Channel, ngjarje e pandodhur kurrë më parë ndaj një institucioni mediatik. Sulmet terroriste të këtij lloji tregojnë qartazi sa e rëndësishme është fjala e lirë sa shqetësuese për minuesit e demokracisë. Në emër të detyrës më të lartë të cilës i kemi shërbyer, Top Channel do të vijojë të trashëgojë dhe të kryejë misionin e vet të fjalës së lirë ndaj publikut e shoqërisë shqiptare ndersa sulme te tilla jane inekzistente ndaj nje media te lire ne vend dhe ca me keq sulme me arme ndaj televizioneve ne bote, kane ndodhur vetem ne gjendje lufte dhe jo ne nje dite normale. Ky akt terrorist është i papreçedent ndaj një media kombëtare, e lidhet vetëm me misionin e saj, të fjalës së lirë.

Arrestohet Vangjush Dako, a nis ndëshkimi për personat non-grata? – Top Story
07/06 01:06
Zheji këshillon Dakon: Je i vdekur politikisht, por ndërro avokatin se akuzon mediat
06/06 23:56
Eksperti tregon arsyen përse Dako nuk doli me pranga në duar: Janë praktika të diktaturës
06/06 23:51
“Arrestimi i tepërt”, Llabani: E quajnë peshk të madh, por çështja që e akuzojnë nuk vlen
06/06 23:50
Deklarata e fortë: Për politikanë të djathtë, ka akuza për vrasje ja dosjet nga Britania e Madhe
06/06 23:49
Analiza e Spahiut: Pse arrestohen të majtët edhe kur SPAK tregon se të dënon edhe për vepra të 2011
06/06 23:48
Paralajmërimi i gazetares: Do ketë arrestime të tjera në rradhët e PS dhe opozitës
06/06 23:48
Qëndrimi i Ramës për Dakon, Zheji: Dako është një gjethe që e rrëzon vjeshta, do harrohet shpejt
06/06 23:23
E fortë, Karamuço: Përgjime po vijnë nga Italia dhe dokumenta nga SHBA për non gratat
06/06 23:21
Deklarata e fortë e Spahiut: Prioriteti i SHBA, 12 personat non-grata do hetohen penalisht
06/06 23:21
Karamuço tregon si rrodhi informacioni: Kam një javë që dëgjoj për arrestimin e Dakos
06/06 23:20
Përplasja e fortë Zheji-Curri: Mos u merr me lulet në një emision që flasim për dikë që është në burg
06/06 22:59
Curri flet për shou të madh politik: Në ambasadë takim Rama-Kim, nga burgu del Tahiri dhe hyn Dako
06/06 22:56
Zbardhet padia e banorëve në Durrës, paditën institutin e ndërtimit jo Vangjush Dakon
06/06 22:55
“E kam pasur kundërshtar, por sot nuk fërkoj duart”, Grida Duma flet për Dakon
06/06 22:49
Zheji flet për Dakon: Nga personazhet e politikës më i sjellshmi, banorët e çuan nën akuzë
06/06 22:45
Deklarata e fortë, Spahiu: Po vendosen balanca brenda llojit, në 11 vite asnjë i arrestuar djathtas
06/06 22:42
“Dorashkat janë hedhur mbi tavolinë”, Spahiu: Politika dhe drejtësia janë nën presion
06/06 22:40
“Dako nuk u shpall fajtor sot”, Spahiu: Vendos gjykata pas arrestimit të tij
06/06 22:39
E paditi deputeti i PD, avokati Ismaili: S’kishte nevojë të arrestohej, është paraqitur gjithmonë
06/06 22:32