"Shqipëria dhe Kosova, si janë dhe si do të duhej të jenë" titullohet libri më i fundit i akademikut të shquar Rexhep Qosja, të cilin autori e ka promovuar në sallën e tejmbushur të Muzeut Historik Kombëtar, në prani të politikanëve, personaliteteve të ndryshme të vendit si dhe shumë prej adhuruesve të veprës së tij e kontributit të veçantë në shërbim të çështjes kombëtare.