Autore: Irini Meçe Producent: Edi Manushi Prezantojnë: Edi Manushi, Irini Meçe dhe Greta Kazazi Me pjesëmarrjen e veçantë të: Ramush Haradinaj, Klodiana Shala, Vesa Smolica, Gerti Koxha, Nensi Nikollaj & Pëllumb Bisheva. Të Guximshmit rikthehen me aventura të reja! Në episodin e parë të këtij sezoni, udhëtojmë drejt zonës së Dragashit, Kosovë: një zonë me një natyrë të paprekur, tradita, shije autentike dhe njerëz që e bëjnë këtë vend edhe më të veçantë. “Të Guximshmit” ecin drejt Majës së Tre Kufijve, në një prej pikave më emocionuese, ku bashkohet Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.