Gurra Resort është një mundësi për të zbuluar një tjetër anë të Matit. I pozicionuar në fshatin Gurrë e Madhe, një orë larg Tiranës, me rrugë të asfaltuar deri në destinacion, mbërritja këtu është më e thjeshtë nga sa mund të mendoni. Restoranti, dhomat komode me pamje nga mali dhe ambientet e krijuara për relaks ndërthurin mikpritjen me natyrën dhe kënaqësinë e gatimeve të shijshme tradicionale.