Kuvendi heq taksën e kromit/Rrëzohet dekreti i presidentit që kundërshtonte heqjen e rentës minerare
15/02/2021 15:45

Kuvendi ka rrëzuar dekretin e Presidentit për ‘Taksat Kombëtare’ që parashikon ngrirjen e rentës minerare për 3 vjet për mineralet metalore që përpunohen dhe eksportohen jashtë vendit. Drafti është miratuar mes debatesh, pasi deputetët e opozitës së re kanë akuzuar qeverinë se ka hartuar një ligj klientelist, siç e quante edhe kreu i Shtetit, teksa kanë kërkuar ndryshime të draftit, për t’i qëndruar variantit fillestar të zerimit të rentës për 1 vit. “Një ligj i personalizuar për disa emra të caktuar. Të heqësh taksën minerare dhe të marrësh taksën e pronës nuk ka sens logjik. Diferencon edhe sektorin brenda tij dhe nuk garanton shance të barabarta për biznesin”, shprehet Artur Roshi, deputet Balli Kombëtar “Është një ligj që bën trajtim të pabarabartë. Jam ende për një 1 vit dhe jo për 3 vjet sa ç’pretendon qeveria. Pse duhet të heqim dorë nga këto të ardhura për 3 vjet. Është mundësia për t’a përmirësuar këtë draft”, thotë Edlira Hyseni, deputete. “Është një ligj që bëhet vetëm për një person. Unë ju ftoj ta votoni kundër”, tha Korab Lita. Por përfaqësuesit e ekzekutivit kanë hedhur poshtë akuzat, duke argumentuar se një lehtësi e tillë fiskale synon të ndihmojë sektorin e prekur nga kriza. “Meqenëse dekreti është rikthyer për arsye procedurale unë raoportoj se Ministria e Financave ka draftuar pr.ligjin e propozuar nga Infrastruktura, Shoqatës së Minierave dhe Shoqatës së Prodhuesve. Ky projektligj u dërgua për miratim edhe në ministritë e tjera të linjës. Të punësuarit në këtë sektor që në zona të caktuara e kanë si mundësi të vetme këtë punësim nuk mund të liheshin në baltë në këtë moment”, tha Anila Denaj, ministre e Financave. “Dekretet na vijnë me një frymë opozitare dhe politike dhe Presidenti në vend të jetë i Republikës së Shqipërisë, është Presidenti I LSI-së”, u shpreh Ervin Bushati, deputet PS. Efekti që pritet të ketë në arkën e shtetit heqja e kësaj takse deri në fund të vitit 2023 sipas draftit të Financave përllogaritet deri në 500 milionë lekë të munguara. Efekti do të ndjehet më shumë në bashkitë ku kryhet aktiviteti, që janë edhe përfitueset kryesore të këtyre të ardhurave.

Top Channel/ Flakë dhe tym te ‘Zogu i zi’, protestuesit djegin kazanët, heqin hekurat ndarëse dhe…
14/11 16:25
Top News – Berisha: SPAK është seksion i PS, zbaton urdhrat e Edi Ramës
14/11 16:24
Top News – Berisha s’ndal akuzat: Kushdo që ka grabitur, do të mbajë përgjegjësi
14/11 16:24
Top News – Berisha thirrje për protestë: Të largojmë Edi Ramën, të keqen më të madhe
14/11 16:23
Top News – Berisha: Samiti i NATO-s u anulua për shkak të lidhjeve të tij me krimin
14/11 16:23
Top News -Rama: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq, Ballukun nuk e kam mbrojtur!
14/11 16:19
Top News – Zgjedhjet vendore/ Rama në Asamblenë e PS: Duhet disiplinë ose s’ka fitore!
14/11 16:19
Top News – Protestat/ Rama: Flamingot dëgjuam, krijuam Praninë Besnike për të shqyrtuar çdo hall!
14/11 16:18
Top News – Asambleja/ Rama: Faqja e fundit drejt BE-së, përgatitjet për traktatin e anëtarësimit
14/11 16:18
Top Channel/ “Pa dorëheqje nuk ndalojmë”, protestuesit hedhin koshin e mbeturinave ndaj policëve
14/11 16:17
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Ervin Demo dhe Albana Koçiu marrin drejtimin…
14/11 15:36
Top Channel/ Kryetari i PD komenton Asamblenë e PS, mesazh dhe Spiropalit: Kundër…
14/11 15:16
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 pritet të nisin përgatitjet
14/11 15:14
Top Channel/ A u kërkua përjashtimi i Spiropalit nga PS? Klosi: Ajo është anëtare e partisë
14/11 15:11
Top Channel/ Rama për Ballukun: E mbrojta sepse s’kishim pse ta paraburgosnim një kolege pa gjyq
14/11 15:06
Top Channel/Rama i përgjigjet protestës: Jam krenar për PS, vetëm ne funksionojmë me kronometër
14/11 15:05
Top Channel/Rama tregon incidentin në Dublin: “Me erdhi një vezë irlandeze…”
14/11 15:04
Top Channel/ Rama në Asamble: Të mobilizohet çdo qelizë e Partisë Socialiste
14/11 15:02
Top Channel/“Protesta u instrumentalizua politikisht”,Rama: U kthye në ofensivë dhune
14/11 15:02
Top Channel/ Tirana sot është kryeqytet europian, Rama: Në korridoret e spitalit ecej me biçikletë
14/11 14:56