Albin Kurti një nga avokatët më të zjarrtë të bashkimit kombëtar në të gjithë karrierën e tij politike, vizitën e parë si kryeministër e bëri në Tiranë. Kreu i ri i qeverisë kosovare po takohet sot me krerët më të lartë të shtetit shqiptar. Me kryeministrin Rama u shfaq në një konferencë për shtyp ku u fol ndër të tjera edhe për mbledhjen e dy qeverive që do të zhvillohet në Shkodër.