I ftuar në Top Talk sot regjisori Kujtim Çashku hoqi vija paralele mes historisë së hebrenjve dhe shqiptarëve në fatin e tyre historik. Ai e lidhi këtë më arsye historike dhe faktike në raport me shumë momente që kombet tona kanë kaluar që nga lashtësia e tyre. Gjuha është simboli i mbijetesës thotë Çashku që flet edhe për kohët moderne të shqiptarëve, prosperitetin e tyre dhe shpresën se kombi ynë dhe pse i vendosur në 5 shtete do të dijë të rrugetojë në drejtimin e duhur pavarësisht pengesave apo ndalesave momentale. Çashku flet në Top Talk edhe për aktualitetin politik, procesin e integrimit dhe raportet me Europën.