Kryeministri grek në SHBA, takohet me Trump
08/01/2020 23:11

Athina zyrtare vlerëson se mëgjithëse takimi i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis me presidentin amerikan Donald Trump në Shtepinë e Bardhë është kryer në një moment kur situata në Lindjen e Mesme është më e trazuar se kurrë, rezultatet kane qenë pozitive. Lideri grek pasi ka dëgjuar përgjigjet e presidentit Trump dhënë gazetarëve për situatën në Iran, i ka paraqitur atij problematikën në politikën e jashtme të vendit, veçanërisht sa i përket marrëdhënieve greko-turke duke e siguruar njëkohësisht se gjithnjë Greqia kërkon një raport të shkëlqyer me SHBA si në aspektin ushtarak ashtu edhe në atë tregtar. Pak më herët në një bisedë në “Atlantic Council”, Mitsotakis duke përshkruar situatën në Libi e ka cilësuar marrëveshjen e kufirit detar midis qeverisë filoturke te Tripolit dhe Ankarasë, si ” gjeografikisht qesharake ” pasi nuk merr parasysh ishullin e Kretës, duke parlajmëruar se Athina mund të shkojë edhe në gjykatën e Hagës për këtë çështje. Nuk ka harruar gjithashtu të theksojë se Greqia mbështet ecurinë europiane të Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë, duke kujtuar kushtet që duhet të plotësojnë, ndërsa shpreson se në Zagreb në Maj, Franca dhe Danimarka do të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre. Kyriakos Mitsotakis tha se: “Është në interesin tonë integrimi europian i Ballkanit Perëndimor. Nuk duam t’ju mbyllim derën në fytyrë. Ne mbështetëm vendimin e Këshillit Europian që këto dy vende të marrin një datë negociatash. Në lidhje me Shqipërinë i bëmë të qartë kushtet. Sepse ne kemi një minoritet kombëtar në Shqipëri dhe duhet që të drejtat e tij të respektohen. Qofshin ato të drejta për pronën, apo për të marrë pjesë në jetën politike dhe ekonomike të vendit. Kështu që ja bëra të qartë zotit Rama se ne do ti mbështesim, por nuk do të pranojmë që mos respektohen të drejtat e minoritetit. Gjithashtu ne ishim vendi i parë që pas tërmetit dërguam forca dhe ndihmuam vendin fqinj.” Përveç takimit me presidentin amerikan, të cilin opozita në vend e konsideroi si të pafrytshëm për politikën e jashtme të vendit, Mitsotakis ka takuar edhe shefen e FMN, Kristalina Georgieva dhe pas takimit me të ka dhënë lajmin e rëndësishëm se qeveria e tij mbyll zyrat e këtij organizmi në kryeqytetin grek, duke dhënë sinjalin se Greqia tashmë ka filluar rrugën e rimëkëmbjes ekonomike.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24