Kryeministri Sali Berisha ishte i pari ndër politikanët shqiptarë që votoi në këtë ditë zgjedhjesh. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha, Kryeministri ftoi të gjithë votuesit që të marrin pjesë në proces, ndërsa siguroi se vota e cdo qytetari do të respektohet plotësisht.