Krizë në familjen mbretërore/ Princi Harry heq dorë nga rangu i lartë
09/01/2020 12:30

Nipi i Mbretëreshës dhe djali i vogël i princeshës së ndjerë Diana, ose vëllai i mbretit të ardhshëm të Anglisë, Princi Harry dhe gruaja e tij amerikane, njëherë e divorcuar, kanë vendosur të largohen nga jeta mbretërore, si anëtarë të lartë të monarkisë, për të filluar një jetë të re, me shumë gjasa në Kanada. Ky vendim, për të cilën Mbretëresha Elisabet dhe babai i princit nuk janë konsultuar paraprakisht ka shkaktuar një krizë të re në vazhdën e krizës së fundit me djalin e dytë të Mbretëreshës. Çështja për Monarkinë është e komplikuar pasi ka shumë pikëpyetje se çdo të ndodhë me sigurinë fizike të çiftit jashtë familjes mbretërore, çdo të ndodhë me financat që marrin nga taksapaguesit britanike, apo edhe nëse do të mbajnë apo jo titujt mbretërorë pas këtij vendimi që media po e cilëson “Megexit”, duke fajësuar ndikimin e gruas amerikane të Princit si katalizatoren e këtij vendimi. Kjo që ka ndodhur nuk ka një precedent të tillë në kohët moderne, por gjithsesi është reminishencë në rastin e abdikimit në vitin 1936, të Mbretit Eduard i VIII, i cili hoqi dorë si Mbret nga Froni, pasi vendosi të martohej me amerikanen, dy herë të ndarë, Wallis Simpson. Çifti fajëson edhe median britanike për presion, ndërkohë që kjo e fajëson amerikanen për përçarjen e shkaktuar në radhët e familjes, si prishjen e marrëdhënies mes dy vëllezërve, ku njëri, princi William, do jetë mbreti i ardhshëm i Anglisë, e tjetri princ i përjetshëm, i gjashti në radhë, apo për mosmirënjohjen për mikëpritjen që Monarkia e ofroj Megan Markel, duke e mirëpritur në gjirin e saj. Mbetet të shihet se sido të mbijetojnë përtej Atlantikut çifti, edhe pse milioner ndërkohë, edhe sepse ekspertët mendojnë se ata do të fitojnë miliona nga paraqitjet publike, reklamat, publikimet. Harry dhe Megan kanë përzgjedhur lumturinë përpara detyrimeve mbretërore të cilat edhe pse mund të ishin të panjohura aq sa duhet për amerikanen, për Princin Harry ishin pjesë e AND-së së tij monarkiake. Edhe pse një zhvillim i jashtëzakonshëm, në një sens kjo që ndodh me familjen mbretërore dëshmon se ata kanë shumë të përbashkëta me sfidat dhe problemet e përditshme të shumicës së familjeve normale në këtë botë.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24