Krahasimi “thumbues” i kandidatëve të opozitës me të PS-së/ Rama: Nga filxhani dhe lakuriqi i natës…
10/03/2021 13:58

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar drejtuesit e opozitës teksa ka krahasuar me foto të gjithë kryesuesit e listave të PD-së me ato të PS-së, por nuk ka lënë jashtë edhe LSI-në. Për pjesën më të madhe të kandidatëve kishte një koment thumbues. E nisi me Dash Shehin, të cilin e cilësoi pensionist, më pas përballi Berishën me Najada Çomon e Luljeta Bozon. Nuk hezitoi të thumbonte Metën, të cilin e përballi me Etilda Gjonajn. Ndonëse nuk kandidon për deputet, Rama thotë se është kryedeputeti i skuadrës që ka etje për të ndalur drejtësinë e re. Edhe Kryemadhin e përballi me Evis Kushin duke ngritur pyetjen: “Arsimi fiton me Evisin apo filxhanin”. Xhelal Mziun e cilëson si të arratisurin e bashkisë së Kamzës dhe vijon me Salianjin, të cilin e cilëson si lakuriq nate. “Me kë fiton Tirana? Majko dhe Mesila… me kë fiton? Balluku apo Dash Shehu? Një pensionist dhe një pensioniste, një mjek, dhe një mjeke, zgjidhet ky për mos të zgjedhur këto? Me këtë fiton Tirana? (Nxjerr foton e Berishës) Ministrja jonë e shëndetësisë dhe e tyre (Foto nga Manastirliu dhe Petrit Vasili). Më ishte përgjigjur Qirje Vangjeli për disa fjalë që kisha thënë për të, atyre fjalëve nuk i heq asnjë presje. Po Berati me kë fiton? Këtë e njihni është Ludoviku, që gëlltiti një lugë çorbë dhe ngeli tërë jetën debatikas. Po këtu në Kavajë kush fiton?! “Gridare, gridare, ohoho” (Nxjerr foton e Grida Dumës).

Top Channel/ Berisha flet për lobistët: Pyetini vetë. Ata janë kompani serioze
05/08 15:29
Top Channel/ “Burg për martesat me zor”, gafa e Berishës teksa lexon memen në konferecë
05/08 15:23
Top Channel/ Rama reagon për Kodin e ri Penal, u përgjigjet me ironi kritikëve: Mos ua ekspozoni…
04/08 19:40
Top Channel/Lobisti korrigjon letrat e Berishës! Kompania ndryshon letrën për DASH pas lajmit në TCH
04/08 19:38
Top Channel/ Mbyllet hetimi për Ilir Metën, i komunikohen akuzat, për lobimet, CEZ-DIA dhe pasuritë
04/08 15:12
Top Channel/ Berisha lajmëron nismën e opozitës në Parlamentin e ri: Do përfshijë edhe Altin Dumanin
04/08 15:11
Top Channel/ Berisha flet për “21 janarin:U eliminuan nga shteti.Ishte krim shtetëror, por pa dashje
04/08 15:02
Top Channel/ Berisha paraqitet në SPAK! Akuzon prokurorët dhe gjykatësit: S’po luftoj vetëm për vete
04/08 12:47
Top Channel/ “PD në ditën më të vështirë”, Dhurata Çupi: Domosdoshmëri riformatimi, partia e përçarë
02/08 12:09
Top Channel/ Gazetarët kundër Kodit të Ri, Rama i qetëson: E hartuan ekspertët…
01/08 19:33
Top Channel/ “Kodi vetëm me vulën e BE”, Rama: u hartua nga ekspertë, jo qeveria
01/08 15:13
Top Channel/ Rama paralajmëron për zaptimin e hapësirave publike: Ndëshkime që të mos u shkojë më…
01/08 12:56
Top Channel/ ‘Denonconi ku shikoni se ka abuzime’, Rama: Dielli bën punën e vet, përshëndes edhe…
01/08 12:49
Top Channel/ ‘Masa drastike për ndërtuesit’, Rama: Plani i ri s’do lejojë të ndërtohet më me….
01/08 12:47
Top Channel/ ‘Bëni denoncimet tuaja’, Rama fton qytetarët: S’do ketë asgjë selektive, komuniteti…
01/08 12:47
Top Channel/ ‘Kemi bërë pune me plazhet publike, por…’, Rama: Çdo ndërtim pa leje do hiqet
01/08 12:47
Top Channel/ Rama flet sërish për ndërtimet pa leje: Duhet durim, disa nuk marrin vesh por….
01/08 12:46
Top Channel/’S’mund të paraqitemi si rraqexhi’ Rama: Ky nuk është një aksion, jemi kujtuar…
01/08 12:46
Top Channel/ Qeveria ndan shtëpi të reja! Vendimet, miratohet garancia sovrane për fermerët
31/07 23:02
Top News- Berisha akuza kreut të SPAK/ ‘ai keqpërdoret në shkallë ekstreme, mbron Irena Gjokën’
31/07 17:24