Filipinasit thjesht përkulin kokën dhe spërkaten me hi në vend që t’u vizatohet një kryq në ballë, në të mërkurën e hirit, ndërsa bastioni i katolicizmit në Azi po ruhet nga përhapja e koronavirusit. Liderët e kishës në Filipine i kërkuan priftërinjve të ndryshonin ritin në mënyrë që të reduktojnë rrezikun e përhapjes së virusit që i ka marrë jetën deri më tani më shumë se 2700 personave, kryesisht në kinë. Që nga shpërthimi, që ka rezultuar në tre raste të infeksionit dhe një viktimë në Filipine, kishat u kërkojnë po ashtu besimtarëve të mos kapen dorë më dorë gjatë meshës.