Nëse koronavirusi do të vazhdojë të përhapet duke u shndërruar në një pandemi globale, ekonomia botërore mund të zhytet në recesion. Paralajmërimi ka ardhur nga gjiganti ndërkombëtar i financave Moodys. Sipas Moodys, epidemia ka qenë një goditje e fortë për ekonominë kineze dhe tashmë rrezikon të gjunjëzoje të gjithë ekonominë botërore.