Problemi i vjetër i mungesës së tregut për shitjen e mollëve ka rënduar situatën e tyre në zonën e Devollit. Fermerët e zhgënjyer vit pas viti nga mollët e mbetura stok të cilat nuk shiten dhe hidhen çdo sezon, kanë nisur t’i presin pemët e tyre ndërsa tregojnë se përballen jo vetëm me një dëm financiar të konsiderueshëm por mbeten edhe përballë një situate të pazgjidhur në vazhdimësi.