Korçë/ Kapet me kokainë e armë, arrestohet 53-vjeçari me precedent penale
08/02/2021 09:52

Korçë – Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës për shkak se akuzohet për drogë dhe armë pa leje. I arrestuari është A. H., 53 vjeç (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit). Arrestimi i tij ka ardhur pasi Forcat e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e 53-vjeçarit A. H., kanë gjetur disa doza me kokainë gati për shitje, letër alumini e bërë gati për përgatitjen e dozave, një sasi përzierësi, një peshore elektronike, një armë pistoletë sportive, dy armë të ftohta dhe dy suportera kartash Sim, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Njoftimi i policisë: Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla dhe i armëmbajtjes pa leje. Posedonte lëndë narkotike, armë sportive dhe armë të ftohta në banesë, vihet në pranga 53-vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit. Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike kokainë gati për shitje, një armë sportive, dy armë të ftohta dhe një peshore elektronike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë dhe lëndë narkotike, kanë organizuar shërbimet dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit, në lagjen nr. 4, Korçë. Forcat e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. H., kanë gjetur disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë gati për shitje, letër alumini e bërë gati për përgatitjen e dozave, një sasi përzierësi, një peshore elektronike, një armë pistoletë sportive, dy armë të ftohta dhe dy suportera kartash Sim, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Top News- Blindohet Kryeministria, barriera mbrojtëse dhe shumë policë për protestën e opozitës
24/01 16:03
Top News- Korrupsioni “i ha kokën” shefit të policisë Orikum dhe vartësve të tij, hetimet nga SPAK
24/01 15:25
Top Channel/ Tumoret e aparatit tretës në rritje/ Stomak, pankreas dhe zorrë e trashë
24/01 15:24
Top Channel/ Qumësht me aflatoksinë në treg/Blegtorët fajësohen, por misri i kontaminuar hyn në vend
24/01 15:24
Topnews- Grabisnin bizneset në kryeqytet. 4 të arrestuar, mes tyre një gjeorgjian
24/01 15:24
Top News- Autokolonat me të burgosur dalin nga burgu i Fushë Krujës, transferime në Durrës e Peqin
24/01 15:23
Top Channel/ I kapen 200 kg “çunave të Spanjës”/ Shqiptarë-rusë dhe spanjollë në një rrjet kokaine
24/01 15:09
Top Channel/ Lezhjanët vidhen online/ Rikthehen skemat piramidale, alarm për mashtrimin me investime
24/01 15:08
Top Channel/ Përkujtohet Ismail Qemali, homazhe të ndara nga PS-ja dhe PD-ja
24/01 15:06
Top Channel/ 380 të burgosur në prag lirie/ Amnistia në filtrin e SPAK. Kategoritë që përjashtohen
24/01 15:04
Top News- Zbulohet gardiani që u shërbente të burgosurve në Elbasan, lidhjet dhe droga në burg
24/01 12:56
Top News- Trafikuan kokainë e marijuanë, Apeli i GJKKO lë në fuqi masat për grupin Rraja
24/01 12:55
Top Channel/ Protestë nën dritaret e Ramës, Opozita sërish në shesh, Berisha mban sekret skenarin
24/01 12:53
Top Channel/ 1300 policë për Berishën/ Masa sigurie për protestën. Qarkullimi ndalohet në orën 15:00
24/01 12:52
Top News- Baste sportive e kokainë në lokal, aksion në Bulgarec, e pëson dhe polici me 17 të tjerë
24/01 11:51
Top News- Makina përplaset me pemën në Elbasan, humb jetën pasagjeri, pranga shoferit të dehur
24/01 11:50
Top News- Pse e vrava Jani Aliajn? Dëshmon greku që ekzekutoi shqiptarin në burgun e Koridhalos
23/01 22:31
Top News- Çahet rruga Qafë Plloçë-Qukës, qarkullimi i mjeteve në një korsi për arsye sigurie
23/01 22:30
Top Channel/ Aflatoksina vijon në ferma, ushqimi i kontaminuar nga Serbia ende në treg
23/01 20:03
Top Channel/ “Barazia në tendera”, pa të penduar! Ndryshimet në Kodin Penal bllokojnë dëshmitë
23/01 19:54
DIGITALB DIGITALB