Kongres, pritet votimi i rezolutës që kufizon veprimet ushtarake kundër Iranit
10/01/2020 11:25

Dhoma e Përfaqësuesve pritet të votojë të enjten një rezolutë që do të kufizojë kompetencat e Presidentit Donald Trump për të zhvilluar luftë me Iranin. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi tha se urdhri që dha zoti Trump për sulmin me dron që vrau javën e kaluar gjeneralin iranian Qasem Soleimani, u bë pa u këshilluar me Kongresin. Zyrtarë të administratës informuan një ditë më parë Kongresin mbi këtë çështje, por duket se ligjvënësit kanë ngritur pikëpyetje rreth asaj se sa i justifikuar ishte sulmi. “Nuk është e pranueshme për zyrtarët brenda qeverisë që të na thonë se ne nuk mund të debatojmë apo të diskutojmë se sa e justifikuar ose jo ishte ndërhyrja ushtarake ndaj Iranit. Kjo gjë nuk përputhet me parimet amerikane dhe është jo-kushtetuese dhe e gabuar”, tha senatori republikan Mike Lee. “Këndvështrimi im mbi këtë çështje është se ata nuk vërtetuan në asnjë mënyrë, faktet që mbështesin pretendimin se egzistonte një kërcënim i afërt sikurse u parashtrua, pra që do të thotë se dikush kishte vendosur të sulmonte forcat amerikane dhe të vriste një numër të madh amerikanësh”, tha senatori demokrat Chris Van Hollen. Rezoluta ka të ngjarë të miratohet në Dhomën e Përfaqësuesve ku demokratët gëzojnë shumicën, por ka pas gjasa që kjo gjë të ndodhë edhe në Senat i cili kontrollohet nga republikanët.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24