Kokaina që shitet si “pluhur zanash” në shkollat e Tiranës – Top Talk
24/03/2023 16:04

Me hetimet që kishin nisur në afërsi të gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, policia aty bëri para dy ditësh dhe një blerje të stimuluar droge, që më pas rezultoi me arrestimin e 20 personave dhe shpalljen në kërkim të katër të tjerëve, pjesë e një rrjeti të shpërndarjes së drogave në këtë shkollë, por edhe në të tjera të kryeqytetit. Shkollat ishin një pjesë e rëndësishme e aktivitetit të rrjetit, por personat e shpërndanin dhe shisnin atë edhe në lokalet e natës. Skema zbatohej sipas një profili të ulët: Shpërndarësit qëndronin në afërsi të shkollave ku kontaktonin të rinjtë dhe shisnin droga të llojeve të ndryshme. Ata lëviznin me transport publik dhe kur dita e shkollës kishte përfunduar, ata gjatë orëve të mbrëmjes zhvendoseshin në bare e klube në zona të ndryshme të Tiranës, ku po ashtu kishin siguruar blerës. Komunikimi në telefonët celularë mes shitësve dhe blerësve bëhej duke përdorur kode për llojin e drogës, për shembull kokaina quhej “pluhur zanash”. Kode përdoreshin edhe për sasinë e kërkuar. Nga hetimet është zbuluar se kokaina që shpërndahej në Tiranë sigurohej nga një shtetas i huaj nga Lindja e Mesme, ndërsa hashashi vinte nga Fushë Kruja. Shpërndarësit e drogave, pas arrestimit, kanë pranuar të përgjigjen me heshtje kur janë pyetur se kush i furnizonte me lëndë narkotike. (Ardi Pulaj)

Taksa e re e pronës, banesa e parë 50% zbritje! Rivlerësimi, 104.3 mln euro kursime
07/07 17:10
“Nuk duhet të ketë tatim mbi fitimin kapital”, Reinaldo Pipiria: Nuk e heqim dot taksën
07/07 17:10
“Çmimet në Tiranë çdo ditë rriten”, Ervin Demirxhiu: Ja çfarë do të ndodhë – Top Talk
07/07 17:10
Agroturizmi “Made in Albania”, si po ringjallen fshatrat – Top Talk
06/07 16:48
“Pjatën e nënës sime në Roshnik ta gatuajë një filipineze?, Petrit Fiska: Nuk e imagjinoj dot!
06/07 16:43
“Kur hapa agroturizmin fshati ishte copë”, Fundim Gjepali: Jemi rikthyer tek pjatat e gjyshes…
06/07 16:42
Taksa e pronës rriten me 4 herë, si do të ndryshojë mënyra e taksimit? – Top Talk
25/06 16:59
“Kam 16 vite që nuk kam marr dot hipotekën”, Etleva Treska: Si më ndihmon ligji? – Top Talk
25/06 16:45
A do të ulen qiratë? Demirxhiu: Janë çmenduri, shumë prona mund të rihidhen në treg – Top Talk
25/06 16:44
Rroga nuk del, bakshishet do kalojnë online – Top Talk
24/06 17:00
A duhet të formalizohet bakshishi? Eksperti tregon rastin kur la bashkish me faturë – Top Talk
24/06 17:00
“Jo më ArBnb në qendër të qytetit”, Zak Topuzi: Selaniku dhe Barcelona do i mbyllin më 2026
24/06 16:59
A po jetohet më mirë në Shqipëri krahasuar me një dekadë më parë? – Top Talk
23/06 17:01
“Shqipëria pa saldatorë, ata që punuan për TAP u importuan nga Brazili” – Top Talk
23/06 16:56
“Pensionistët me sytë nga indeksimi”Ergis Sefa: Vuajnë më shumë pabarazitë – Top Talk
23/06 16:43
Nga turizmi në bujqësi, eksperti “Ja si do të ndikojë investimi në Zvërnec – Top Talk
22/06 17:30
Kryeministri Rama “Beteja të shqipërisë, eksperti “Duhet të mbrojmë investimet e huaja -Top Talk
22/06 17:30
Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec, pretestuesi; Jemi Pro – Top Talk
22/06 17:20
Sherr në studio për fasonët, Ceko: Nuk paguani taksa, Prençe: Po mashtroni – Top Talk
18/06 17:03
“Familjet sot janë: mami, babi dhe qeni” Enriko Ceko: Ku të gjejmë punëtorë – Top Talk
18/06 17:03