Koenigsegg në pistë/ Makina më e rrallë në botë
08/01/2020 17:50

Në pistën e garave, një nga supermakinat më të fuqishme, më të shtrenjta dhe më të rralla në botë, sundon. E quajtur Regera, ky është një nga modelet më të fundit të prodhuesit suedez Koenigsegg. Për 25 vite, themeluesi i kompanisë, ka punuar në heshtje për të ndërtuar makina me performancë super të lartë, që konkurrojnë me të ngjashmet Bugatti apo Pagani. “Kur unë fillova, isha vetëm 22 vjeç, në 1994. Pyeta veten përse ndokush duhet të blinte një nga makinat e mia: është një markë e panjohur, e një personi të panjohur, nga një vend që nuk është i famshëm për makinat sportive. Ndaj i thashë vetes: ato duhet të jenë me të vërtetë të jashtëzakonshme përndryshe unë nuk kam vend në këtë treg”, shprehet Christian von Koenigsegg, Pronar i prodhuesit Koenigsegg. Shumë shpejt, kompania nisi të thyente rekorde. Makina e saj theu rekordin duke arritur nga 0 në 400 km në orë në vetëm 33 sekonda në 2017, performancë kjo që u përmirësua sërish dy vite më vone. Shoferi që ishte pas timonit, në këtë rekord të fundit, kujton gjithçka. Makinat prodhohen me dorë në këtë fabrikë në Suedinë jugore. Me dhjetëra njerëz punojnë për secilin model, dhe blerësit mbeten sekret. Vetë makinat kanë një çmim të kripur. Modelet më të fundit kushtojnë rreth 3 milionë euro. Çmimi mund të mbajë larg shumëkënd, por 125 makina të modelit më të fundit u shitën brenda vetëm dy ditësh. Gjatë këtij viti, prodhuesi synon të prodhojë një model të ri, më pak të kushtueshëm, në sasi më të madhe. Por me një çmim prej një milionë eurosh, mund të vazhdoni të mos shikoni dot një Koeningsegg në rrugët e lagjeve tuaja, edhe për disa kohë.

Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46