Starton "Topin e kam unë". Skandale e korrupsion, a e meritojnë shqiptarët gjendjen në të cilë ndodhen? "Topin e kam unë" është një talk show debati ku panelistë të grupmoshës 18-29 vjeçare përballen hapur mbi temat që prekin jetën e tyre dhe të vendit: politikë, ekonomi, çështje sociale dhe kulturë. Pa filtra, pa skenarë, me argumente dhe energji të vërtetë. Nën drejtimin e Grida Dumës, çdo episod do të kthehet në një përballje idesh që ndez debat edhe jashtë studios.