Në këtë takim të “Identitet në epokën digjitale” do të përjetojmë dasmën e Shqipërisë së Mesme, dasmën veriore dhe dasmën jugore. Jemi në Qendrën Kulturore “Albanian Night” (Nata Shqiptare), që është hapur më shumë se një vit më parë me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkimit Evropian. Përmes shfaqjeve të përnatshme, Qendra Etnokulturore u prezanton vizitorëve kulturën shqiptare përmes një përvoje gjithëpërfshirëse me valle dhe muzikë tradicionale. Kjo shfaqje synon t’i tregojë publikut si gëzojnë shqiptarët apo si përballen me hidhërimin, duke treguar edhe kontekstin kulturor si u zhvilluan.