Katër vrasje në 10 ditë/ Dy atentate të rënda ende pa autor dhe dy krime brenda familjes
10/01/2020 19:39

Në vetëm dhjetë ditët e para të 2020-ës, janë regjistruar katër vrasje të rënda në vend. Dy prej tyre, atentate ende pa autorë përpara drejtësisë, ndërsa dy vrasjet tjera, krim brenda në familje, me autorë pas hekurave. Vrasja e parë u regjistrua në fshatin Gjerbës të Mallakastrës në datën 5 janar, ku një 16 vjeçar, Luis Saliaj, vrau nusen e xhaxhait të tij, Drita Saliaj. 16 vjeçari, së bashku me dy shokë të tij, Sindi Shehaj, po 16 vjeç dhe Ervis Zotaj 26 vjeç, shkuan për të vjedhur në shtëpinë e Drita Saliajt, por pas rezistencës së saj, e godasin dhe e hedhin ne rezervuarin e fshatit. Po në datën 5, regjistrohet një tjetër vrasje, këtë herë në qytetin e Bajram Currit. Atentati mafioz la të vdekur, Guxim Gjyriqi, 47 vjeç, i cili sapo doli nga një restorant në afërsi të karburantit të tij, u ekzekutua nga autorë ende të paidentifikuar. Makina me të cilët autorët hapën zjarr, u gjet e djegur në fshatin Golaj të Hasit. Guxim Gjyqiri dyshohet se u vra për hakmarrje për shkak të lidhjeve të tij me Fatmir Haklajn. Dy ditë më pas, në datën 7 janar, në qendër të qytetit të Rrëshenit, ekzekutohet me snajper, Kastriot Reçi, një ish pronar televizioni. Ekzekutori, një qitës i përgatitur dhe me precision të lartë, kishte qëndruar në katin e fundit të një pallati, i cili ishte i pabanueshëm, për të kryer vrasjen me vetëm një plumb. Dyshimet e vrasjes së Kastriot Reçit, lidhen me një seri vrasjesh për hakmarrje. Nga ish zyrtari i OSHEE-së, në 2016, Sajmir Jaku, tek vëllai i Kastriot Reçit, Gasper Reçi, i cili u vra në Itali, për të vazhduar më pas me Kreshnik Gjini, nipin e Sajmir Jakut, i cili u vra në Belgjikë, e po ashtu Armand Gjini i cili u vra në 2019 në Rrëshen. Ndërsa data 9 janar, regjistroi vrasjen makabre në Paskuqan, ku Erdet Capoku, pasi kishte përndjekur dhe kërcënuar për disa muaj me radhë kunatën e tij, Enkeleda Çapokun, e vret atë mbrëmjen e së enjtes. Një ditë më pas ai vihet në pranga nga policia.

Top News- “Drejtësi për masakrën e Peshkëpisë”, banera me mbishkrime në Vlorë e Himarë
10/04 14:22
Lindja e Mesme në ‘flakë’/ A do ndryshojë harta e rajonit? Irani ka ‘armën’ që ‘shkatërron’ botën
10/04 14:13
Top News- Pashka rikthen emigrantët/ Fluks lëvizjeje në doganën e Kakavijës
10/04 14:03
Top Channel/“Drejtësi për masakrën e Peshkëpisë”,banera edhe në Kuç,thirrje për zbardhjen e ngjarjes
10/04 14:00
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News – Pronari i hotelit bie nga tarraca, çfarë ndodhi në momentin e ngjarjes?
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News- Akuza të ndërsjellta Kosovë-Serbi në KS/ Konjufca përplaset me Gjuriç
10/04 12:49
Top News- ‘Porti i Durrësit, akt antikombëtar’/ Berisha akuza Ramës: Po largon vendin nga BE
10/04 12:48
Top News – Shqipëria tërheq investitorët e huaj. Largohen nga Dubai, blejnë prona në Sarandë e Vlorë
10/04 12:47
Top Channel/ ‘Drejtësi për masakrën e Peshkëpisë’ banderola në Tirane e Himarë: Beleri i akuzuar
10/04 12:47
Top Channel/ Fundjava me diell, 26 gradë, por shiu rifillon të martën në gjithë vendin
10/04 12:37
Top Channel/ Drino mbulohet nga mbetjet! Ndotje alarmante në Gjirokastër, rrezikohet edhe lumi Vjosa
10/04 12:29
Top Channel/ Nafta rrit kostot, transporti paralajmëron rritje çmimesh dhe faliment
10/04 12:28
Top News- Veliaj ankimim në Kushtetuese kundër GJKKO: Procesi në shkelje të rëndë
10/04 12:10
Top Channel/ ‘Nuk flas për ministrat e tjerë’, Hoxha për Integrimin: S’ka mungesë trasparence por…
10/04 12:09
Top News – Përplasjet Kosovë-Serbi në OKB/ SHBA- Trump pret zotim për dialog, e vetmja zgjidhje
10/04 12:09
Top News-Monitorim tregut të fruta-perimeve. Ibrahimaj: Ndërhyrje nëse do të vijojë rritja e çmimeve
10/04 12:08