Kandidatët e 30 qershorit/ Në 27 nga 61 bashki ka vetëm një kandidat në zgjedhje
30/06/2019 08:34

Këto zgjedhje lokale janë të parat pas 30 vitesh, ku forcat politike kryesore opozitare në vend, kanë bojkotuar procesin zgjedhor. Si pasojë e këtij bojkoti në 30 bashki ka vetëm një kandidat, nga Partia Socialiste dhe koalicioni i saj, ndërsa në 31 bashkitë e tjera në vend, ka nga dy dhe në pesë, në bashkinë e Këlcyrës, Devollit, Lezhës, Selenicës dhe Beratit, ka më shumë se 2 kandidatë.