Kanadaja nuk do të paguajë më për sigurinë e dukës dhe dukeshës së Sussex dhe kjo është konfirmuar nga qeveria federale. Policia kanadeze ka ofruar asistencë për çiftin që nga mbërritja e tyre në Kanada, pra që nga nëntori i 2019. Nuk ka qenë ndërkohë asnjëherë e qartë nëse kanadezët do të paguanin apo jo për sigurinë e tyre pas zhvendosjes atje.