Mësimin studentët e juridikut do ta vijojnë edhe sot në ambientet e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”. Ndërsa ambientet e Fakultetit janë bllokuar nga studentë të ngujuar brenda. Vetë studentët thonë se një pjesë e madhe e tyre janë anëtarë të dy forumeve, LRI dhe Forumi Rinor i Partisë Demokratike.