Fitorja e Peter Magyar në Hungari nuk është thjesht një rotacion politik, por një sinjal i fortë se edhe sistemet që duken të konsoliduara në pushtet mund të lëkunden nga brenda. Ku rast tregon se përmbysjet më të mëdha politike lindin kur sistemi prodhon vetë kundërshtarët e tij, pasi Magyar nuk erdhi si një figurë klasike opozitare. Ai është produkt i vetë sistemit që sfidoi. Mbështetësit e Magyar e lexojnë si rikthim të demokracisë funksionale, por ata të Orbán një “eksperiment të rrezikshëm” që mund të destabilizojë vendin.