Organizata botërore e shëndetësisë ka përsëritur paralajmërimin e saj se koronavirusi mund të prekë të gjithë vendet e botës. Shpërthimi po rritet gjithnjë e më shumë – tha një zëdhënës i OBSH, me më shumë se 50 shtete të prekura deri më tani. Vetëm në Itali, numri i rasteve ka shkuar në 653 ai i viktimave në 17. Por është rritur edhe numri i të shëruarve që tashmë janë nxjerrë nga spitali, 45.