Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier. Një 71-vjeçar është gjetur i mbytur në një kanal me ujë në Darëzeze. Viktima është peshkatari Kristaq Mëngjesi, 71-vjeç, i cili peshkonte vetëm me rrjeta te gryka e kanalit që derdhet në bregdetin e Darëzezëas. Viktima dyshohet të jetë mbytur që mbrëmë por nuk ka mundur të dalë në breg, si pasojë e detit të trazuar.