Ish kryetarja e bashkisë së përrenjasit Miranda Rira do të hetohet nga spak për shpërdorim detyre. Padia ndaj saj ishte bërë në prokurorinë e Elbasanit e cila për mungesë të kompetencës në lidhje me dosjen, ja ka kaluar për hetim prokurorisë së posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Burimet i konfirmuan se së shpejti do vendoset edhe për emrat e prokurorëve që do hetojnë ish kryebashkiaken. Nuk janë berë detaje të tjera lidhur se për çfarë çështjesh është ngritur kallëzimi penal kundër ish kryebashkiakes. Miranda Rira drejtoi bashkinë e përrenjasit për një mandat 4 vjecar, nga 2015-2019 dhe u zgjodh aty si përfaqësuese e LSI-së.