Ish-kryeministri kroat dënohet me 6 vjet burg për mitmarrje
30/12/2019 18:46

Një gjykatë kroate shpalli fajtor për korrupsion ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader dhe shefin e grupit energjetik hungarez MOL Zsolt Hernadi, duke i hapur kështu një kapitulli të ri në një sagë ligjore të zvarritur për gati një dekadë. Hernadi, u shpall fajtor për dhënie ryshfeti në 2008-tën Sanaderit që drejtonte asokohe ekzekutivin e vendit. Qëllimi ishte t`I lejohej MOL-it që të kthehej në vendimmarrësin kryesor të firmës energjetike kroate INA, ku MOL-i është aksioneri më i madh, ndërsa shteti kroat vjen i dyti. Të dy ata kanë marrë dënime me 6 vjet heqje lirie ndonëse asnjëri nuk ishte I pranishëm në gjykatë. Vendimi nuk është final dhe mund të apelohet. Kryetari i Gjykatës, Ivan Turudic u shpreh se “ka një urdhërarrest europian aktiv për Hernadin dhe Hungaria duhet të veprojë në bazë të tij”. Kjo e fundit ka refuzuar ta zbatojë fletëarrestin ndërkombëtar të Interpolit. Hernadi dhe Sanaderi, I cili mbajti postin e kryeministrit në Kroaci që nga viti 2003 deri në 2009, i kanë mohuar akuzat e kësaj cështjeje që fillimisht u zbulua nga agjencia kroate anti-korrupsion. Raportet në media tregojnë se Sanaderi kishte rënë dakort me Hernadin që Kroacia do t’ia jepte të drejtat e vendimmarrjes MOL-it, në këmbim të 10 milionë eurove. Sanader fillimisht qe dënuar me 10 vjet burgim më 2014 për marrje ryshfeti nga MOL-i, por Gjykata Kushtetuese e Kroacisë në 2015 urdhëroi rigjykim, duke përmendur gabimet proceduriale. Dënimi duke I është ulur tani për arsye shëndetësore.

Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30