Interesi i lartë i fermerëve ka shtyrë ministrinë e Bujqësisë të zgjasë edhe me 10 ditë afatin e aplikimeve për skemën kombëtare. Janë regjistruar rreth 40 mijë aplikime, ndërsa skema e këtij viti sjell ndryshime të rëndësishme në mënyrën e financimit të fermerëve, duke synuar përfshirjen e fermave më të vogla dhe zgjerimin e kategorive përfituese.