Inteligjenca artificiale kapërcen mjekët në diagnostikimin e kancerit të gjirit
02/01/2020 15:44

Inteligjenca artificial ia kaloi zyrtarisht doktorëve në diagnostikimin e kancerit të gjirit. Ajo rezulton më e saktë në pikasjen e sëmundjes nga mamografitë, sipas një studimi të ri të publikuar në revistën Nature. Një ekip ndërkombëtar, i cili përfshinte kërkues nga Google Health dhe Imperial College London, hartoi një model kompjuterik me imazhe rrezesh X nga gati 29,000 gra. Algoritmi arriti të kapërcente gjashtë radiologë në leximin e mamografisë; ai madje rezultoi më mirë sesa dy mjekë që punonin së bashku. Ndryshe nga njerëzit, inteligjenca artificiale është e palodhur dhe ekspertët mendojnë se ajo mund t`i përmirësojë ndjeshëm përpjekjet për zbulimin e sëmundjes. Në sistemin shëndetësor britanik, grafitë e çdo gruaje analizohen nga dy radiologë, dhe në raste të rralla, kur ata nuk pajtohen me njëri tjetrin, merret dhe mendimi i një mjeku të tretë. Në rastet e verifikuara gjatë studimit të fundit, inteligjenca artificiale ishte mjaft e suksesshme ne pikasjen e kancerit, pavarësisht faktit që ndryshe nga mjekët, nuk kishte qasje në dosjen e të dhënave shëndetësore të grave. Një mjeku apo një specialisti i duhet më shumë se një dekadë që të bëhet një radiolog i aftë për të interpretuar mamografitë. Leximi i rrezeve X është një punë tejet e rëndësishme por edhe mjaft konsumuese, thotë BBC, dhe aktualisht në Mbretërinë e Bashkuar ka një mungesë prej mbi 1000 radiologësh.

Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09