Inflacioni në Shqipëri është rikthyer në nivelin 3% gjatë muajit maj, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Rritja është nxitur kryesisht nga shtrenjtimi i transportit, strehimit dhe ushqimeve, duke vijuar të ushtrojë presion mbi buxhetet e familjeve shqiptare. Programi "Top Talk" është emision i përditshëm që trajton tema aktuale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Me të ftuar të specializuar, analiza të thelluara dhe debate dinamike, programi sjell informacione të rëndësishme dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit që ndikojnë në xhepat tanë, tregje dhe ekonomi. Nga e hëna në të premte, ora 15:45 Autor/Moderator: Jetona Kocibelli