Vala e të nxehtit që mbërtheu kontinentin evropian duke thyer rekorde, duket se tashmë po kthen sytë drejt rajonit të Ballkanit. Meteorologët kanë paralajmëruar nisjen e një tjetër vale, që këtë herë do fokusohet mbi Mesdhe, me rrymat e nxehta afrikane që do të vazhdojnë deri pas mesit të gushtit. Në hark kohor, vala pritet të jetë relativisht e gjatë.