Dita e 15 e protestës që po mbahet në Bulevardit Dëshmorët e Kombit, shënoi një kthesë të papritur në mbrëmje me vendimin që protestuesit morën drejtë autostradës Tiranë- Durrës. Një pjesë e protestuesve vijuan drejt aeroportit të Rinasit deri në orët e para të mëngjesit, ku u përballën me kordonin që kishin formuar uniformat blu. Protestuesit u tërhoqën pa përplasje fizike me efektivët. Kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetet sociale për këtë kthesë që mori protesta, duke u shprehur se "turma po drejtohet nga mendje të liga". Sali Berisha tha se ata nuk duhet të bëjnë opozitën e opozitës. Top Story dhe Top Channel ka organizuar përgjatë këtyre ditëve një sondazh ku ka pyetur drejtëpërdrejtë qytetarët mbi rëndësinë e protestës dhe arsyet që i kanë nxjerrë qytetarët në bulevard. A ka ende arsye mjedisore për protestuesit? Përse janë ata të pakënaqur me institucionet dhe kush I nxorri në shesh qytetarët?