Një punëtor, 41 vjeç, me inicialet XH.D, mbeti i plagosur paraditen e së hënës, në këtë pallat që po ndërtohet pas zyrës së presidentit. Dyshimet janë që atij i ra një gur të trup, çka e plagosi atë jashtë rrezikut për jetën. Ai u dërguar menjëherë në spitalin e Traumës, për të marrë ndihmë mjekësore. Siç shihet në këto pamje të siguruara nga Top Channel, ky është guri që dyshohet se punëtorin e ka goditur në pjesën e kokës, duke i shkaktuar atij plagosjen.