TIRANË – Një 34-vjeçar i dyshuar edhe si autor i disa vjedhjeve të ndodhura më parë është arrestuar nga policia. I arrestuari është Edison Canaj, 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vjedhja me dhunë”, “Plagosja e lehte me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”. Pas disa orësh mbajtjeje nën kontroll të zonës, rreth orës 01:15 të mëngjesit të sotëm, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në rrugën “Besim Alla”, personin e dyshuar i cili po tentonte të vidhte një motomjet me qëllim që të largohej.