Rubrika: Edi Manushi, Glenti Nallbani Këtë javë i ftuar në studio Bledi Strakosha. Prezantuesi i disa emisioneve bën një rrëfim për karrierën e hershme në televizionet shqiptare. Një histori e bukur e dashurisë së prindërve dhe shumë histori të pathëna për rrugetimin ne ekran. Bledi na tregon dhe dëshirën e tij për të bërë një program në televizion që do të rrotullohej tek dashuria. Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.