Rubrika: Edi Manushi, Glenti Nallbani Këtë javë i ftuar në studio baritoni shqiptar Gëzim Myshketa. Historia e familjes në qytetin e Durrësit, ngjarja me vilën që e mori anëtari i byrosë politike. Si nisi karriera me këngën dhe cilët ishin mësuesit e parë. Koncertet e ndryshme në teatrot e mëdha të europës dhe rituali i veçantë me familjen e tij. Takimi me Rita Orën dhe befasia me familjen e saj. Një rrëfim i veçantë dhe plot emocion. Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.