Rubrika: Edi Manushi, Alfred Cako, Bledi Mane, Albatros Rexhaj, Rizarta Hoxha. Këte javë në emision diskutojme mbi ngjarjet kryesore të javës. Shpërthimi i Hantavirusit, çfarë po ndodh me këtë virus të njohur. Shëndeti mendor dhe problemet që po çojnë tek vetvrasja. Amerika vendosi të hapë dosjet e UFO-ve. Çfarë duan të lajmërojnë, a egzistojnë UFO-t? Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.